Christian Eriksen do të largohet nga Tottenham në fund të sezonit. Mesfushori danez është në fund të kontratës me klubin anglez dhe në fund të sezonit del si lojtari I lirë. Eriksen nuk ka preferuar të rinovojë kontratën e tij dhe për këtë arsye do të largohet për të vendosur vetë të ardhmen e tij.
Në këtë mënyrë skuadra e drejtuar nga Pochettino po mendon për të gjetur zëvendësuesin e tij dhe ka kthyer sytë nga Leicester. Bëhet fjalë për James Maddison që këtë sezon po shkëlqen me fanelën e Leicesterit. Gjatë merktos së verës drejtuesit e Tottenham do të bëjnë ofertën e tyre për mesfushorin që është zgjedhur si pasuesi I Eriksen.