Erald Çinari është një nga emrat më të përfolur për t’u rikthyer te Partizani. Sulmuesi shkodran është aktualisht në Turqi, por problemet me dokumentacionin mund ta veshin sërish të kuq. Në lojë për shërbimet e tij është futur edhe Shkëndija e Tetovës.
Megjithatë Partizani duket të jetë destinacioni i preferuar i shkodranit. Së fundmi është Eneo Bitri që ndez më shumë merkaton përmes një fotoje të postuar në rrjetet sociale. Ai shfaqet me Çinarin gjatë një seance stërvitore kur të dy kontribuonin për kryeqytetasit.
Bitri sapo është rikthyer zyrtarisht te Partizani dhe përmes kësaj fotoje tregon se diçka ka ndodhur tek të kuqtë, ose ndoshta fton publikisht shkodranin t’i bashkohet 16-herë kampionëve të Shqipërisë.
