Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

Endri Çekiçi i pafat, mbyll vitin në kulmin e formës sportive

Shkruar nga NEWSPORT
Endri Çekiçi i pafat, mbyll vitin në kulmin e formës

Mesfushori me tipare sulmuese, Endri Çekiçi ka pësuar një dëmtim në ndeshjen e fundit me ekipin e tij Olimpija Ljubjana. Pogradecari ka zhvilluar vetëm 20 minuta lojë, duke detyruar stafin teknik të bëjë një zëvendësim të detyruar. Klubi slloven ka bërë me dije se Çekiçi nuk do jetë prezent në ndeshjen e fundit të këtij viti, duke bërë që lojtari i Kombëtares ta mbyllë këtu me fushën e blertë.

Pritet që rifillimi i kampionatit dhe konkretisht muaji shkurt, të rikthejë në fushë djaloshin e talentuar. Olimpija nuk bën me dije llojin apo gradën e dëmtimit, por sllovenët nuk kanë dashur të rrezikojnë për yllin e tyre. Gjatë këtij edicioni, 23 vjeçari ka luajtur si titullar duke gjetur rrugën e rrjetës shtatë herë. Gjithashtu ai ka asistur një herë për shokët e skuadrës. Çekiçi shihet si e ardhmja e Kombëtares kuqezi.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga