
Në Spanjë një futbollist 12-vjeçar i ka shpëtuar jetën futbollistit kundërshtar gjatë një ndeshjeje të moshave. Cristian Fernandez ndihmoi bashkëmoshatarin kundërshtar të rikthehej në jetë, teksa i nxorri gjuhën pas një përplasjeje të fortë. Ai ka fituar duartrokitjet dhe respektin e mbarë botës për gjestin e madh të bërë, edhe pse është ende një fëmijë.
Djaloshi rrëfeu për mediat spanjolle se e mësoi mënyrën për të shpëtuar futbollistin rival nga incidenti i frikshëm i dy sezoneve më parë në kampionatin spanjoll La Liga, ku në ndeshjen midis Deportivo La Corunas dhe Atletico Madridit sulmuesi Fernando Torres rrezikoi të vdiste në fushë pas u përplas fort me një futbollist kundërshtar duke humbur ndjenjat. Lojtarët menjëherë ndërhynë urgjentisht dhe i nxorrën gjuhën. Fatmirësisht, spanjolli shpëtoi dhe ende vazhdon të luajë futboll në Japoni.
https://youtu.be/dnRxoK1SfYk