Prishtina është fituese e Superkupës së Kosovës. Kryeqytetasit mposhtën Ballkanin në finalen e madhe e cila u zhvilluar në Turqi. Hera e dytë rradhazi që Federata e Futbollit të Kosovës vendos për ta zhvilluar në Turqi.
Ndeshja e zhvilluar në Kompleksin Marden Sports përfundoi me fitoren e Prishtinës me rezultatin 2-1. Egzon Sinanaj do të zhbllokonte rezultatin në minutën e 9-të, ndërsa Leutrim Kryeziu do të dyfishonte avantazhin pak sekonda pas nisjes së pjesës së dytë. Goli i Krenar Dulajt në minutën e 79’ rihapi llogaritë, por pa mundur të ndryshonte fatin e sfidës.
Emmanuel Egbo fiton i jep kështu trofeun e 11-të të Superkupës Prishtinës dhe në të njëjtën kohë, fiton trofeun e parë në aventurën e tij me bardheblutë e Kosovës.