Elseid Hysaj është kthyer javën e shkuar në stërvitje me Napolin. Nuk ka marrë vetëm vëmendjen e skuadrës ku po vazhdon të stërvitet, por edhe të mediave, të cilat i kanë bërë bujë kthimit të mbrojtësit të krahut të djathtë, i cili dëshironte që të kishte rritje pagese.
Por, me anë të një postimi në "instagram" Elseid Hysaj ngihet gati për të nisur aventurën e këtij sezoni me Napolin. Ka vendosur dy foto, të cilat i përshkruan me fjalët: "Po punoj fort! Pothuajse gati!", çka tregojnë dhe gjendjen e shkodranit.
[caption id="attachment_17842" align="aligncenter" width="593"] Faksimile e postimit të Hysajt në "instagram"[/caption]
Poll