
Chelsea mund të afrojë si transfer të lirë Elseid Hysaj, kështu të paktën raporton "chelseacrowd". Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare të futbollit është i duhuri për skemat e Lampard dhe me lejimin e merkatos për "Blutë" e Londrës, mund të kryhet transferimi. Në verën e 2018 ekipi i De Laurentis refuzoi plot 50 milion euro për shkodranin, që e sheh si alternativë të mirë kampionatin anglez.
Në kohën kur trajneri i Chelsea ishte Maurizio Sarri, Hysaj ishte shumë pranë transferimit në Londër, por dëshira e stafit teknik të Napolit e frenoi një lëvizje të tillë. Tanimë situata ka ndryshuar dhe 26 vjeçari e sheh veten jo titullar absolut, kështu që qershori i ardhshëm mund të jetë i duhuri për lëvizjen drejt ishullit. Kujtojmë se edhe Roma në Serinë A ka shprehur interes për lojtarin, me Hysaj që do e kishte të vështirë zgjedhjen.