Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

Elbasani hedh hapin e parë, mund Turbinën në miqësore

Shkruar nga NEWSPORT
Elbasani hedh hapin e parë, mund Turbinën në miqësore

Elbasani e nis me këmbën e mbarë sezonin e përgatitjeve, pasi në takimin e djeshëm miqësor me Turbinën ia doli të fitojë 3 me 1. Ndeshja ka qenë e qetë për të dyja kampet dhe të dy trajnerët futën në lojë të gjithë lojtarët që kishin në dispozicion. Ndërkohë, dy golat për elbasanasit u shënuan nga Tafani dhe një nga Gjorga, ndërsa për cërrikasit goli i nderit u shënua nga Kamami.

Derbi i Prefekturës i luajtur në "Shefqet Lamçja" midis Elbasanit dhe Turbinës, nis i qetë në fillimet e veta, me ekipet që më shumë mundohen të qarkullojnë topin në zona të ngushta. Gjithsesi, me kalimin e minutave loja fillon të bëhet interesante dhe ekipët hapen në fushë, duke krijuar raste. Goli i parë i ndeshjes shënohet nga Tafani në minutën e 20', duke kaluar në avantazh verdheblutë.

Gjithsesi, në të 33' shufrat do të barazohen me anë të Kamamit. Nuk zgjat shumë barazimi dhe është sërish Tafani që kalon në avantazh elbasanasit një minutë më pas. Përpos përpjekjeve, pjesa e parë mbyllet 2 me 1. Në të dytën, zëvendësohen të gjithë lojtarët e të dyja ekipeve, me elbasanasit që futin në lojë një futbollist italian, por që nuk ra shumë në sy.

Pesë minuta pas fraksionit të kësaj pjesë është mbrojtësi Gjorga që shënon golin e tretë për verdheblutë, duke mbyllur praktikisht gjithçka. Edhe pse ekipet u përpoqën për të shënuar gola të tjerë, sfida mbeti e pandryshuar deri në fund.

ELBASANI - TURBINA 3-1

Shënues: Tafani 20', 34', Gjorga 50'/ Kamami 33'

ELBASANI: Kotorri, E. Duka, Dosti, Suvaria, Jaupi, Konsesaio, Lleshi, Toçi, Kasa, Hyshmeri, Tafani. (U aktivizuan: Papri, Beqiri, Vllahi, Gava, Gjorga, K. Duka, Bërdufi, Fornando, Gica, Stojku, Micali). Trajner: M. Dosti

TURBINA: Saraçi, Daci, Peqini, Ferhati, Gjokeja, Xhelili, Roshi, Allmeta, Kamami, Shima, Allamani. (U aktivizuan: Gashi, Gjoka, Farruku, Begaj, Miraku, Ibraj, Xhardja). Trajner: S. Bardhi

GJYQTARË: E. Bylykbashi, E. Bodeci, U. Korra (Elbasan)

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga