El Clasico është një nga ndeshjet që ka ”prodhuar” gjithmonë spektakël, pavarsisht mungesave të mundshme te Real Madrid apo Barcelona. Madrilenët vijnë në këtë sfidë mjaft delikate, kundër një rivali direkt për titull, me shumë mungesa : Hazard, James, Marcelo dhe Asensio. Zinedine Zidane duhet të mendojë formacionin pa këta futbollistë, të cilët nëse do ishin të disponueshëm, do ishin një vlerë e shtuar për ekipin.
Vlen të theksohet se emrat e lartpërmendur mungojnë për shakqe dëmtimi.Gjithsesi, Real Madrid ka ”luksin” të ketë edhe zëvëndësuesit për mungesa të tilla. Diferenca mes Real madrid dhe Barcelona është vetëm te golavarazhi, pasi sa i përket pikëve i kanë nga 35 të tilla.