
Reali dhe Barcelona do të përballen me datën 10 prill, në kuadër të kampionatit spanjoll.
Të dy ekipet kanë mjaft mungesa, teksa nuk do kenë në dispozicion më të mirët. Zidane do i duhet të bëjë pa Carvalaj, Hazard, Ramos të dëmtuar, ndërsa Varane është në karantinë për shkak të infektimit me Coronavirus. Në krahun tjetër, katalanasit kanë po 4 mungesa. Pique, Neto, Fati dhe Coutinho do e shikojnë ndeshjen nga TV, pasi janë të dëmtuar.
Real Madrid renditet në vendin e 3-të me 63 pikë. Në krahun tjetër, Barcelona është e dyta me 65 pikë.
Poll