
Novak Djokoviç ia ka dalë të kualifikohet në finalen e madhe të Wimbledonit. Tenisti serb ka mposhtur në gjysmëfinale Cameron Norrie. Edhe pse britaniku e nisi mirë duke fituar setin e parë me rezultatin 6-2, përvoja e Djokoviç bëri që serbi të përmbyste gjithçka.
Ai arriti të triumfonte në 3 setet e radhës, duke vulosur rezultatin me sete në 3-1. Në finale, Djokoviç gjen Nick Kyrgios, i cili arriti të kualifikohej pa u ndeshur në gjysmëfinale për shkak të tërheqjes së Rafael Nadal prej dëmtimit në muskujt e barkut.
Poll