Sulejman Starova ka bërë analizën e tij në MCN TV për finalen e Superkupës mes Partizanit dhe Egnatias. Të kuqtë fituan minimalisht 1-0 me një gol të Rrapajt që erdhi pas gafës së portierit Sherri. Sipas Starovës, rrogozhinasit ishin më superiore ndaj ‘Demave’ dhe mendon se Abilaliaj nuk ishte shumë i përgatitur për këtë ndeshje.
“Nuk e prisja këtë lloj distance në lojë, nuk shoh këtë lloj përgatitje nga Abilaliaj. Egnatia ishte në superioritet, e ndërtoi lojën nga poshtë, superoi fushën. Portieri nuk iu përgjigj ekipit, 3 gabime janë të pafalshme.
Nuk pranoj lojën e Partizanit që nuk rrezikoi asnjëherë në pjesën e dytë. Penallti kanë humbur të gjithë, por kur bën panenka duhet ta shohësh portierin. Dy gabime të Sherrit të bëjnë që të mos e kesh mundësinë për të fituar ndeshjen”, tha Starova.