
Jose Mourinho erdhi te Tottenham me dëshirën për të ndryshuar situatën. Në merkaton e janarit nuk ia doli dot për shkak të vështirësisë që paraqet ajo, por në verë portugezi do tentojë një revulucion të vërtetë. Bëhet fjalë për mbrotjejn, që do pësojë disa ndryshime. Sipas the Sun, Vertonghen dhe Danny Rosse do largohen nga Londra në fund të sezonit.
Interesi është për Max Arons të Norëich dhe Ruben Dias të Benficas. Jo vetëm kaq, pasi qarkullon edhe emri i Nathan Ake. Mourinho u ka bërë të qartë drejtuesve këto dëshira dhe idetë e tij për të ardhmen. Gjithsesi, koha do jetë ajo që do vërtetojë nëse portugezi ka të drejtë apo jo.
Poll