
Eden Hazard duket se me zor po pret që të përfundojë sezoni. Në një deklaratë për "Monte Carlo Radio", belgu ka thënë se e ka vendosur se çfarë do të bëjë, pasi e ka marrë vendimin.
"E kam vendosur se çfarë do të bëjë. E kam marrë vendimin", ka thënë anësori, duke iu përgjigjur kështu në njëfarë mënyrë edhe kritikave nga trajneri Sarri, i cili është shprehur se ai tashmë është 28 vjeç dhe nëse do të largohet, atëherë duhet ta bëjë këtë gjë sa më shpejtë të jetë e mundur.
Prej kohës, Hazard ka thënë se dëshiron që të luajë për Real Madridin, por të presim merkaton e verës, nëse diçka e tillë do të realizohet. Për momentin, me deklaratat e tij, 28 vjeçari, po i bën të gjithë "lëmsh".
Poll