Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

E zëvendësoi në minutën e 65-të, Enrique i prerë: Mbappe luan kur të dua unë

Shkruar nga NEWSPORT
E zëvendësoi në minutën e 65-të, Enrique i prerë:

Kylian Mbappe në fund të këtij sezonit do të largohet nga PSG-ja, teksa karriera e tij futbollistike do të vazhdojë në “Santiago bernabeu”. Sulmuesi dhe drejtuesit e Real Madrid kanë arritur amrrëveshjen mes tyre dhe pritet që më 1 korrik, Mbappe të bëhet zyrtarisht një madrilen.

Te PSG-ja janë të vetëdijshëm për këtë situatë dhe tashmë kanë nisur të përgatitet për të ardhmen. Në duelin që kampionët e Ligue 1 zhvilluan ndaj Rennes, Luis Enrique e zëvendësoi në minutën e 65-të të takimit.

Në lidhje me këtë foli vetë timonieri pas barazimit 1-1 me Rennes, teksa theksoi se tashmë do të duhet të luajnë pa të dhe se Mbappe do të aktivizohet kur ai e shikon të arsyeshme.

 “Është e thjeshtë, herët ose vonë, kur të ndodhë, ne duhet të mësohemi të luajmë pa Kylian. Kur të më nevojitet që të luajë ai, do ta vendos në fushë dhe kur nuk më nevojitet, do të ndodhë e njëjta gjë”, përfundoi trajneri spanjoll.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga