
Federata e Basketbollit të Kosovës ka njoftuar se dy ndeshjet e Superligës, Peja - Feronikeli dhe Ponte Prizreni - Lipjani janë shtyrë për t'u luajtur ditën e nesërme. Dy sfidat ishin programuar për t'u zhvilluar sot, por si shkak i vendimit të presidentit Hashim Thaçi për ta shpallur të mërkurën, ditë zie, ka ardhur ky vendim i Federatës së Basketbollit të Kosovës.
Për t'u duartrokitur ky vendim i FBK-së, ndërsa në vendin tonë kjo Federatë nuk pyet as për fatkeqësi apo për njerëzit që vajtojnë njerëzit e humbur nga tërmeti katastrofik. Sot Federata jonë e famshme e Basketbollit nuk ka humbur kohë por ka hedhur shortin për skuadra U-16 dhe U-18-të. Turpi për këtë Federatë nuk njihka kufinj. Ndoshta duhet të hedhë sytë nga Kosova për të mësuar dhe kuptuar se Shqipëria sot po vajton për bijtë e saj të humbur nga tërmeti shkatërrimtar.