
Sergio Ramos u bashkua pak ditë më parë me PSG. Mbrojtësi i njohur u largua nga Real Madrid, pas shumë vitesh tek Loss Blancos. Gjithsesi, edhe pse nuk është më në mesin e tyre, spanjolli, në një intervistë të dhënë, e cilëson Madridin si një shtëpi. Gjithashtu, Ramos u shpreh se dëshiron që Mbappe të qëndrojë.
"Kam patur një përvojë të mrekullueshme në Madrid, ruaj kujtimet më të bukura. Është e trishtueshme të largohesh nga një shtëpi, që të dha aq shumë. Mora iniciativën për të ardhur te PSG, një ekip me një projekt që po bëhet realitet.
Mbappe? Këshilla në nivelin personal nuk mund të jap. Mund t'i tregoja diçka nga përvoja, por do ta bëja privatisht. Si lojtar i PSG-së do të doja që ai të qëndronte" - tha ai.