Gazetari i shquar amerikan Grant Wahl ka vdekur në Katar pasi u rrëzua gjatë mbulimit të Kupës së Botës, duke shkaktuar një vërshim tronditjeje dhe pikëllimi në të gjithë botën e sportit. Ai “u rrëzua” ndërsa mbulonte ndeshjen Argjentinë-Holandë të së premtes, tha një dëshmitar për CNN.
Raportet e para sugjerojnë se 48 vjeçari mund të ketë pasur një atak në zemër, por kjo ende nuk është konfirmuar zyrtarisht. Në një deklaratë, Federata e Futbollit të SHBA tha se ishte “zemërthyer” nga lajmi.
“Tifozët e futbollit dhe gazetarisë së cilësisë më të lartë e dinin se ne gjithmonë mund të mbështeteshim te Grant për të ofruar histori të detajuara dhe zbavitëse rreth lojës sonë dhe protagonistëve të saj kryesorë”, thuhej në deklaratë.
Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino tha se dashuria e Wahl për futbollin ishte “e pamasë”, duke shtuar se raportimi i tij “do t’u mungojë të gjithë atyre që ndjekin lojën globale”.
Një zëdhënës i organit të Katarit përgjegjës për planifikimin e Kupës së Botës, Komiteti Suprem për Dorëzimin dhe Trashëgiminë, tha: “Jemi thellësisht të pikëlluar nga vdekja e gazetarit amerikan Grant Wahl.
“Ai u sëmur në tribunën mediatike të stadiumit “Lusail”, gjatë ndeshjes së mbrëmshme çerekfinale mes Argjentinës dhe Holandës. Ai mori ndihmën e menjëhershme mjekësore në vend, e cila vazhdoi pasi u transferua me ambulancë në Spitalin e Përgjithshëm Hamad”, ka thënë zyrtari saudit.
Wahl raportoi për tetë Kupa Botërore radhazi, me të parën në SHBA në 1994.