
Christian Atsu ish lojtari i Chelsea është gjetur i pajetë nën rrënojat e tërmetit në Turqi. Ganezi ka qenë i humbur që pas tërmetit të 6 shkurtit. Trupi i pjetë i tij u gjet nën rrënojat e shtëpisë së tij në Hatay.
Në ditët e fundit në media qarkulloj një lajm sikur ai u gjet i gjallë nën rrënoja. Por ky lajm fatkeqësisht ishte i rremë. Atsu luante në kampionatin turk për skuadrën e Hatayspor.
Një ditë para tërmetit ai luajti një ndeshje ku shënoi një gol dhe i dha fitoren ekipit të tij në min. 97. Ai më përpara ka luajtur me Neëcastle dhe Vitesse dhe ka qenë në pronësi të Chelsea. Me kombëtaren ganeze ai ka luajtur 65 takime duke realizuar 10 gola.
Poll