
Joao Felix është në qendër të mediave, këtë herë jo për paraqitjet në fushën e lojës, por për shkak të një tradhëtie të supozuar nga e dashura e tij, Magui Corceiro. Është raportuar se aktorja portugeze e kishte tradhëtuar yllin e Atletico Madrid me kundërshtarin e tij, Pedro Porro. 20-vjeçarja ka mohuar këto zëra, teksa në një deklaratë për “Sport Mole” ajo ka theksuar se nuk e ka bërë diçka të tillë.
“Nëse do të doja të puthja dikë, në një moment intim, nuk do të ishte në një klub, aq më pak në zonën VIP me atë ballkon të vogël dhe në pamje të gjithë klubit të natës. Situata po del jashtë kontrollit dhe po më lëndon mua, dhe Joao gjithashtu. E takova Porron disa muaj më parë papritur në një darkë grupi dhe që atëherë kemi kaluar shumë mirë, jemi miq shumë të mirë. E dua, është i jashtëzakonshëm dhe njerëzit që e njohin, e njohin shumë mirë”, shtoi ajo.
Porro gjithashtu më pas pranoi se kishte një marrëdhënie të veçantë me modelen, ai këmbënguli se askush nuk kishte tradhëtuar gjatë natës që ishin takuar.P as atyre thashethemeve, Felix u pa duke festuar me Maguin për të mohuar çdo ide për një ndarje.