Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

E rëndë pak para mesnatës, ekzekutohet me breshëri plumbash boksieri 58-vjeçar (VIDEO)

Shkruar nga NEWSPORT
E rëndë pak para mesnatës, ekzekutohet me breshëri plumbash

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku është ekzekutuar një boksier, pak para mesnatës.

Mediat greke raportojnë se ngjarja e rëndë ka ndodhur në Metamorfosi. Një person i maskuar që ndodhej në motor i është afruar 53-vjeçarit, i cili sapo kishte dalë nga një dyqan, dhe e ka qëlluar me breshëri plumbash duke e lënë të vdekur në vend.

Sipas informacioneve, viktima ishte një boksier veteran i AEK-ut. Ai mori tre plumba në gjoks dhe lart në qafë, që i shkaktuan edhe vdekjen.

Dyshohet se autorët kanë qenë vrasës me pagesë. Sakaq, në videon e mëposhtme të publikuar nga "Protothema" shihet trupi i pajetë në vendin e ngjarjes.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga