Prej gati një dekade, në Durrës nuk shihej dëborë, por dje në mbrëmje dhe sidomos sot në orët e para të mëngjesit, qyteti bregdetar është zbardhur i tëri.
Një ndjesi e veçantë edhe për futbollistët e Teutës, të cilët para seancës së sotme stërvitore nuk kanë nguruar që të shkrepin fotot në stadiumin “Niko Dovana” të zbardhur nga bora.
Ndërkohë që fusha e stadiumit ka qenë totalisht e mbuluar, mbrojtësi i durrsakëve, Ergi Borshi ka pozuar me shokët e skuadrës për ta fiksuar këtë moment të veçantë, që vështirë se do të përsëritet shpesh në një qytet bregdetar.