
Periudha e Maurizio Sarrit te Chelseat po përfundon me nerva. Në të parashikuarën si ndeshjen e fundit në stolin e "Bluve", trajneri italian braktisi fushën e stadiumit të Bakusë me nerva pas debateve që pati me lojtarët e tij David Luiz, Gonzalo Higuain dhe Pedro. Ai e përplasi kapelen në tokë në shenjë revolte.
Por zëdhënësi i Chelseat raportoi se acarimi i Sarrit erdhi pasi në 15 minutat e fundit të stërvitjes nuk pati kohë të ushtronte goditjet standarte.
Megjithatë, mediat ishin të pranishme në stadium dhe marrëdhëniet e italianit me tifozët dhe disa prej lojtarëve janë të ndera.
Zërat e merkatos verore e lidhin të ardhmen e tij te Juventusi, ku Sarri është shprehur se do të marrë vendim pas finales së Europa League ndaj Arsenalit ditën e nesërme.