Leonardo Bonucci, ka marrë vendimin drastik për karrierën e tij. Mbrojtësi i Juventusit do të “varë këpucët në gozhdë” sezonin e ardhshëm.
Kujtojmë që Bonucci ka luajtur për shum klube në Itali si Inter, Genova, Bari, Milan dhe Juventus. Leonardo e ka nisur karrierën nga Inter U19 ku më pas kaloi në ekipin e parë. Kulmin e karrierës e ka patur te Juventus ku ka luajtur që nga 2010. Pas 7 vitesh në Torino ai u transferu te Milani ku qëndroj për një sezon për t’u rikthyer sërish te “Zonja e Vjetër” ku po mendon të mbyll karrierën.
36-vjeçari ka njoftuar për tërheqjen e tij nga futbolli i luajtur në kanalet zyrtare të klubit.
"Vitin tjetër do të ndaloj së luajturi dhe mendoj se një epokë do të mbyllet. Për mua është krenari të kem qenë atje, shpresoj një ditë të vijnë shumë të rinj. Njerëzit do të na marrin nga ajo mbrojtje historike e Juventusit si idhuj”, ka thënë Bonucci.