
Futbollisti i Arsenalit Stephan Lichsteiner bëhet lojtari i parë i larguar nga "Topçinjtë". Kapiteni i përfaqësueses së Zvicrës e publikoi vendimin në profilin e tij në "Instagram".
"Të dashur 'Topçinj',
Ishim pranë shkruarjes së një kapitulli të rëndësishëm për historinë e klubit. Por, të qenit afër nuk është mjaftueshëm mirë. Është e vështirë për t'u pranuar. Jam shumë i zhgënjyer.
Ishte objektivi jonë që ta çonim Arsenalin në nivelet më të larta ndërkombëtare dhe të fitonim trofe.
U uroj shokëve të mi të skuadrës, trajnerit dhe stafit teknik, punonjësve të palodhur dhe të gjithë tifozëve të Arsenalit më të mirat! Jam i bindur që skuadra jonë do ta përmbushë misionin sezonin e ardhshëm! Ishte nder të isha pjesë e këtij klubi. Ishte një sfidë dhe përvojë e jashtëzakonshme me një fund të palumtur, fatkeqësisht!
Faleminderit shumë për mbështetjen e pakursyer! Jam shumë i vlerësuar!", shkruan në letrën e lamtumirës 35-vjeçare.
Zvicerani erdhi gjatë verës së 2018 nga Juventusi me parametër zero pasi fitoi plot 7 kampionate radhazi me bardhezinjtë. Ai u aktivizua në vetëm 21 ndeshje për shkak të dëmtimeve.