
Atletja shqiptare, Luiza Gega ka marrë pjesë në garën ndërkombëtare të Parisit dhe ka korrur një tjetër sukses duke zërë vendin e tretë.
Gega është ndër sportistet më premtuese e vendit tonë. Atletja mori pjesë në garën e 3 mijë metrave për salla të mbyllura, duke arritur të dalë e tretë. Gega arriti të thyente përsëri rekordin kombëtar me kohën 8 minuta e 52 sekonda.
Poll