
Pamje të pabesuesushme vijnë nga Franca. Jimmy Briand, sulmuesi i Bordeaux në Ligën e parë franceze kapet duke fjetur gjumë në stol. Skuadra e tij u mposht dje me rezultatin 4-1 nga Lorient dhe rrezikon të rënien nga Kategoria.
Gjithashtu Bordeaux për momentin është pa president pasi donator amerikan që kishte investuar në klub është larguar për shkak të humbjeve të mëdha nga pandemia e Covid-19.
Sikur të mos mjaftojnë vetëm këto probleme, sulmuesi Briand është fotografuar gjatë ndeshjes duke fjetur gjumë në stol dhe fotoja është bërë virale në rrjetet sociale ku nuk kanë munguar as komentet negative nga tifozët.
Poll