
Kevin Prince-Boateng po konfirmohet si dështim i merkatos së Barcelonës. Futbollisti ganez që u soll nga Sassuolo në merkaton e janarit nuk është grumbulluar nga trajneri i tij Ernesto Valverde për sfidën e rëndësishme të nesërmen ndaj Sevillas.
Vetëm dy paraqitje të bëra me Barcelonën që nga transferimi në janar dhe për një futbollist që dikur shkëlqente me Milanin, Barcelona po i kthehet në makth. Duket se impenjimi jo i duhur i lojtarit në stërvitje ka bërë që tekniku Valverde ta anashkalojë përfundimisht ganezin.
Poll