
Southampton ka humbur sot 2-1 ndaj Villarreal, sfidë e vlefshme si miqësore. Por, goli i vetëm i realizuar nga anglezët padyshim që është futur në histori. Joe Aribo ka surprizuar të gjithë të pranishmit në stadiumt, teksa arrin të bëjë çmenduri në fushë.
Mesfushori i sapoardhur te anglezët, merr topin në gjysmëfushën e tij dhe bën 70 metra sprint deri në zonën kundërshtare. Aty driblon gjithë lojtarët e spanjollëve dhe në fund realizon plot klas duke kaluar sferën sipër shpinës së dy futbollistëve dhe portierit të Villrreal.
Padyshim një gol që meriton duartrokitjet e gjithë sportdashësve në gjithë botën. Më poshtë mund të shihni dhe shijoni golin e nigerianit.
Joe Aribo 🇳🇬 gets his first goal for Southampton. Brilliant solo goal all the way from his own half! Wow! 🇳🇬🇳🇬🔥🔥 🇳🇬🇳🇬pic.twitter.com/A7VNrNhcNA
— E (@iamOkon) July 30, 2022