Skuadra e Diego Simeones ka reaguar në mënyrën më perfekte duke shënuar në minutat e 98-të dhe 104 dy supergola duke përfituar nga “përgjumja” e mbrojtjes së Realit.
Fillimisht ka qenë Saul Niguez ai që ka shënuar fluturimthi pas një krosimi nga krahu dhe më pas një gafë në mbrojtjen e Realit i ka dhënë mundësinë Kokes të shënojë golin e katërt kur ka nisur dhe shtesa e dytë.
Në këtë mënyrë, Atletico i afrohet akoma më tepër trofeut të parë sezonal, që ka një domethënëie të rëndësishme pasi luhet skuadrës më të fortë në botë dhe armiqve të përjetshëm të Realit të Madridit.