Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

E-mail-i i UEFA-s, 4 orë para ndeshjes me Partizanin…

Shkruar nga NEWSPORT
E-mail-i i UEFA-s, 4 orë para ndeshjes me Partizanin…

Drejtuesit e ekipit kampion janë njoftuar për dënimin nga UEFA që më datë 13 maj, pikërisht ditën e ndeshjes me rivalin direkt për titull, Partizanin. Sipas “Sport Ekspres”, kur kishin mbetur edhe 4 orë për të nisur kjo ndeshje (19:00), në orën 14:56, ka mbërritur e-mail-i i UEFA—s në klubin korçar, që njoftonte për dënimin. Mund të ketë qenë thjesht një rastësi, por korçarët kanë të drejtë të aludojnë edhe për një skenar të mundshëm të përgatitur nga rivali, pasi shumë materiale të dosjes voluminoze kanë shkuar nga Shqipëria në zyrat e UEFA-s. Ndërkohë, drejtuesit e klubit kampion sqarojnë se nuk ka pasur dy dënime, por vetëm një, konkretisht ai i Apelit për 1 vit pezullim nga Kupat e Europës. Çështja vazhdon në KAS, ku klubi korçar shpreson shumë se do të fitojë “pafajësinë”.

Drejtuesit e Skënderbeut hedhin poshtë çdo shifër apo fakt të publikuar në shtypin sportiv, duke e quajtur spekulim. Sipas tyre, nuk ka asnjë provë për dënimin e UEFA-s.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga