Tottenham ka gjetur më në fund trajnerin e ri. Skuadra angleze ishte "pa timonier" pas shkarkimit të Mourinhos, ndërsa klubi iu besua trajnerit Mason deri në fund të sezonit. Me mbylljen e Premier League, skuadra angleze nisi nga puna për gjetjen e një trajneri të ri. Tottenham u refuzua nga Conte dhe disa trajnerë të tjetër, por ditën e sotme kanë gjetur akordin me Paulo Fonseca.
48-vjeçari ishte pjesë e Romës sezonin e kaluar në Serie A, ndërsa u largua pasi skuadra kryeqytetase firmosi me Mourinhon. Fonseca do të drejtojë kështu Tottenham në sezoin e ri të kampionatit anglez dhe mediat italiane e bëjnë fakt të kryer kalimin e tij në Angli, ndërsa zbulojnë se Fonseca do të firmosë për 3 sezone.

Poll