
Chelsea është afër nënshkrimit të mesfushorit francez Lesley Ugochukwu nga Rennes për 27 milionë euro (23.2 milionë £).
Ugochukwu, 19 vjeç, ka bërë 47 paraqitje në Ligue 1 për Rennes dhe gjithashtu është paraqitur edhe në Europa League. Ai ende nuk ka bërë debutimin e tij për të ekipit A të Francës, por ka luajtur për kombin e tij në nivelet U-17, U18 dhe U19.
Trajneri i Chelseat, Mauricio Pochettino tha së fundmi se blutë duhet të shtojnë elementë të rinj në mesfushën e tyre dhe duket se drejtuesit ia kanë plotësuar dëshirën.
Poll