
Atletiko Madrid ka bërë goditjen e radhës në merkato. Mediat spanjolle bëjnë me dije se skuadra madrilene ka arritur marrëveshjen me Geoffrey Kondogbia. Mesfushori është pjesë e Valencias, por pas përplasjeve me klubin ka refuzuar të zbresi në fushë e për këtë arsye ka kërkuar largimin.
Dy klubet kanë gjetur akordin për kalimin e tij në Madrid, ndërsa Atletiko do të paguajë rreth 20 milionë euro për kartonin e tij. Kondogbia me shumë mundësi pritet të kryejë vizitat mjekësore ditën e nesërme, dhe do të bashkohet menjëherë me skuadrën pasi Liga Spanjolle I dha kohë deri më 5 nëntor Atletikos për të gjetur zëvendësuesin e Thomas Parkey që u largua drejt Arsenalit.
Poll