Cristiano Ronaldo duket se iu ka dhënë fund “telenovelës” për të ardhmen e tij. Sulmuesi portugez pas largimit nga Manchester UJnited ka zgjedhur klubin e ri ku do të vazhdojë karrierën e tij, edhe pse aktualisht është i angazhuar me Portugalinë në Katar 2022.
Gazeta e madhe spanjolle “Marca” ka zbuluar se gjithçka është mbyllur dhe se Ronaldo ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me klubin arab Al-Nassr ku do t’i bashkohet nga 1 janari.
Nga kontrata me Al-Nasr Ronaldo nuk do të përfitojë vetë pagën, por edhe të ardhura të tjera majme nga kontrata sponsorizuese, që do ta bëjmë sportistin më të paguar në botë.
Shuma totale që Ronaldo për dy sezone te Al-Nasr do të shkojë afër 500 milionë euro nga kontrata me klubin dhe kontrata të tjera sponzorizuese.
Deri më tani futbollisti më i paguar është Lionel Messi me 75 milionë euro në sezon i ndjekur nga Neymar me 70 milionë euro. Por me lëvizjen e re, Ronaldo do të jetë bindshëm futbollisti më i paguar në botë dhe më i paguari në histori të futbollit.