Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

E konfirmon drejtori sportiv, skuadra spanjolle pranë firmës me Papu Gomez

Shkruar nga NEWSPORT
E konfirmon drejtori sportiv, skuadra spanjolle pranë firmës me Papu

Papu Gomez do të largohet nga Atalanta. Sulmuesi argjentinas pas sherrit me trajnerin Gasperini ka ngelur jashtë skuadrës dhe nuk është grumbulluar në ndeshjen e fundit.

Gomez është nxjerr zyrtarisht në merkato nga skuadra zikaltër që pret oferta për lojtarin. Mediat italiane bëjnë me dije se së fundmi në garë për shërbimet e tij është futur edhe Sevillia.

Drejtori i skuadrës spanjolle, Monchi në një prononcim për "Sportitalia", ka konfirmuar këtë zëra duke u shprehur se janë duke punuar për këtë tratativ, por për momentin nuk ka ende një vendim final.

"Ne jemi duke punuar për Papu, por ka ende një rrugë të gjatë për të bërë", u shpreh Monchi.

Tags:

BOTA LA LIGA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga