
Everton Soares është sulmuesi të cilin ekipi italian i Milanit e kërkoi me ngulm këtë verë. I zbuluar më parë nga ish drejtori i kuqezinjve Leonardo, Everton u lidh disa herë për një kalim të mundshëm në Itali, por shifra e lartë e kartonit të tij bëri që transferimi të dështonte.
23 vjeçari edhe pse një tifozë i kuqezinjve duket se nuk ka pritur më për vazhdimin e negociatave me Milanin, duke firmosur kështu rinovimin me skuadrën braziliane të Gremios. Everton spikati gjatë Kupës së Amerikës në vitin e kaluar, ka nënshkruar me klubin brazilian deri në vitin 2023.
Lojtari pati bisedime dhe me ekipin e Napolit por këta të fundit nënshkruan me talentin tjetër Hirving Lozano.
Poll