
Ekipi i Rennes që militon në Ligue 1 në Francë, duket se ka në gjirin e vet një "thesar". Bëhet fjalë për lojtarin Eduardo Camavinga. 17 vjeçari gjatë këtij sezoni ka zhvilluar 14 ndeshje si titullar me francezët, duke zhvilluar paraqitje mbresëlënëse. Ai konsiderohet si një prej talenteve të futbollit francez, duke qenë një "Mbappe' i ri.
Camavinga është nën vëzhgimin e top klubeve evropiane, me "skautë" në çdo ndeshje që ai zbret në fushë. Për Rennes do jetë mjaft e vështirë, pasi Real Madrid, Atletiko Madrid, City, Dortmuund e Milan janë pas talentit. Vështirë se francezët do zbresin poshtë 35 milion eurove, çmimi fillestar i vendosur për 17 vjeçarin.
Poll