
Lovro Majer shihet si zbulimi i rradhës i Kroacise. Mesfushori ka një ngjashmëri të frikshme me idhullin e tij, Luka Modric dhe shihet si pasardhësi i yllit të Realit në Kombëtare. Verën e fundit ai zgjoi interesin e shumë ekipeve elitare si PSG, Real Madrid, Barcelona, Liverpool, Sevilla, Atletico Madrid, Milan etj. Ekipi i Rennes duke parë interesin e lartë i ka vendosur çmimin mesfushorit kroat.
Plot 60 milionë euro duhet të paguajë kushdo që dëshiron shërbimet e 24 vjeçarit të talentuar që u ble për 12 milionë një vit më parë nga Dinamo Zagreb. Në sezonin e tij debutues me Rennes, Lovro Majer u paraqit për 29 ndeshje duke shënuar 6 gola dhe dhuruar 8 asiste.
Poll