Sirenat kineze kanë goditur. Këtë herë bëhet fjalë për një ofertë faraonikë e një klubi të shteteve orientale, e konsideruar si kufiri i ri i futbollit ndërkombatër, flitet për Graciano Pele. Sipas thashethemeve të fundit të "Sky Italia", "bomberi" ka arritur akordin me Shadong Luneng, shoqëria kineze që e ka dashur me kusht këtë lojtar.
Oferta ka qenë e parefuzueshme për "bomberin" që duhet të firmoste për shifrën e 40 milionë eurove për dy vite e gjysmë. Një propozim shokues, që Pele nuk e ka refuzuar. Pele ka luajtur në 80 ndeshje me fanellën e Southamtpon dhe ka shënuar 30 gola, pas Europianit kërkohej nga shumë klube, por që tashmë gjithçka duket e mbyllur.
Poll