
Marko Cetkoviç, ish-mesfushori i Laçit është një ndër më të kërkuarit në merkato, sidomos pas fjalëve të përhapura së fundmi se ai ka pësuar “krisje” me drejtuesit e klubit ku bën pjesë aktualisht. Vllaznia ishte në “pole” për të, por duket se gjërat do të rikthehen në normalitet.
Por, për të hedhur posht këto zëra, Marko Cetkoviç i ka dhuruar barazimin skuadrës së tij në kampionatin boshnjak. Në sfidën mes Çelik Zenica dhe Sarajevos, Cetkoviç ka gjetur rrjetën në minutën e 75-të, duke e mbyllur sfidën 1-1 dhe duke i dhënë skuadrës së tij një pikë me rëndësi.
Poll