
Në Itali e mbajnë mend mirë, por shumë shpejt "u shua" talenti i tij. Maurio Zarate, ish lojtari i Lazios dhe Fiorentinës ka dhënë një intervistë për "Tyc Sports", ku ka folur për të shkuarën e tij. Ai ka zbuluar edhe disa prapaskena të pathëna më parë. Nga fjalët e thëna, kuptohet që Zarate nuk ka pasur një karrierë të lehtë, e kështu përmend edhe momentet e këqija.
"Bëra gabim që lashë Lazion, ndërkohë që ata më konsideruan idhull. Pasi shkova në Ëest Ham dhe fillova të luaja në një nivel të mirë, vendosa të largohesha sepse nuk më pëlqeu pozicioni në të cilin luaja. Njerëzit më donin shumë dhe unë kam një kujtim të bukur atje. Fiorentina? Unë e fitova vendin tim duke luajtur mjaft mirë. Më pas, problemi që kishte gruaja ime Naty i komplikoj gjërat. Kjo më ndaloi dhe unë nuk isha në gjendje ta përballoja situatën. Unë isha shumë i trishtuar sepse nuk doja të largohesha " - shprehet Zarate.