Skuadra e Luftëtarit do të ketë një fushë të re stërvitjeje. Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi në një njoftim në rrjetet soaicle, ku lajmëron se punimet janë duke shkuar drejt fundit në ambientin sportiv "Lefter Millo".
"Punimet në fushën sportive "Lefter Millo" janë drejt përfundimit. Gjatë sezonit të ri bluzinjtë do stërviten në Dervician. Aktualisht është hapur dhe një pus vaditje për të bërë sa më shpejt të aksesueshëm stërvitjet aty".
Poll