E dhimshme/ Portieri i skuadrës së njohur turke nën rrënoja, shpëton gruaja e tij
Shkruar nga NEWSPORT
Turqi ka përjetuar një tmerr të vërtetë orët e para të mëngjesit të sotëm, teksa është goditur nga një tërmet i fuqishëm me magnitutë 7.4 Rihter. Me qindra të vedeur dhe mijëra të plagosur kën mbetur nga tërmeti, ndërsa mijëra të tjerë ndodhen nën rrënoja.
Portieri i skuadrës nga Liga e Parë turke, Yeni Malatyaspor, Ahmet Eyup Turkaslan ka mbetur nën rrënoja në shtëpinë e tij në Malatyaspor.
Media turke Compass nga shtypi lokal i Gaziantepit, thuhet se gruaja e Turkaslan është shpëtuar nga rrënojat dhe se po vazhdojnë përpjekjet për të shpëtuar 28-vjeçarin.
Edhe klubi i tij aktual Yeni Malatyaspor ka bërë një postim në rrjetin social ‘Twitter’, ku ka kërkuar lutje për portierin i cili ndodhet ende nën rrënoja. “Lutjet tona janë për të”, ka shkruar klubi turk duke publikuar edhe foton e Eyup Turkaslan.