
Trajneri i njohur i Atletikës Vildan Tufi u nda sot nga jeta, teksa vuante nga nëj sëmundje e rëndë. E gjithë bota e sportit është solidarizuar me të, e i radhës është Izmir Smajlaj. Pikërisht ky i fundit ka qënë ''produkt'' i tij, duke e çuar atë në maja. Rekordmeni shkodran i Atletikës ka bërë një postim në rrjetet sociale, në të cilin shprehet:
Nje lajm i trishte per mua sot, per ndarjen nga jeta e trajnerit tim te dashur Vildan Tufit. Njeriu i cili me mesoj e me rriti me frymen e te qenurit talent ne atletike, ai i cili besoj te une edhe ne ditet me te veshtira, ai qe me beri Kampion Europe e me dha medaljen e pare te arte ne historine shqiptare. Do ta ndjej mungesen tende cdo dite, do me mungojne keshillat e tua te sportit e jetes, e do me mungojne te qeshurat tona pasi per mua nuk ishe vetem trajner e mesues!
Je dhe do jesh i paharruar perjete!
Lamtumire profi jem!
https://www.facebook.com/izmir.smajlaj2/posts/1739929339493498