
Një ngjarje tepër interesante ka ndodhur në prag startin e Kupës së Botës. Ekipet kombëtare kanë nisur që të shpallin listat e lojtarëve dhe të bëjnë thirrjet e fundit për të grumbulluar lojtarët më në formë të momentit.
Gareth Southgate është “surprizuar” nga një episod shumë interesant, pasi ka telefonuar për të komunikuar lojtarit të tij ftesën për në Katar 2022. Ylli i Leicester James Maddison dhe pse ka parë thirrjen e trajnerit të kombëtares së Anglisë nuk është përgjigjur.
Trajneri i tij, Brendan Rodgers ka treguar të gjithë historinë: “Maddison mori një telefonatë nga Gareth Southgate pak para stërvitjes sonë, por nuk u përgjigj. Më kërkoi të vinte në zyrën time dhe ta telefonoja privatisht. Pastaj ai u largua me gjithë gëzimin e botës. Ishte një moment i mrekullueshëm për të, dukej shumë i lumtur dhe i lehtësuar. Jam i sigurt që shumë mendime i kaluan në kokë”.