
Mohamed Salah është njeriu i momentit te skuadra e Liverpulit. Me paraqitjet e tij egjiptiani ka ndihmuar skuadrën e tij të renditet e para në Premier League. Salah ka shënuar deri më tani 15 gola në të gjitha kompeticionet me fanellën e Liverpulit dhe ofertat në drejtim të tij nuk mungojnë. Sipas asaj që raporton "El Gol Digital" presidenti i Real Madridit po mendon të bëj një ofertë për egjiptianin për ta afruar në skuadër.
Madrilenët janë të gatshëm të ofrojnë Marco Asension plus para për Salah i cili u kërkuar edhe gjatë merkatos së verës, por pa arritur të gjejnë marrëveshjen me Liverpulin. Egjiptiani shihet si zëvëndësuesi ideal i Cristiano Ronaldos i cili me largimin e tij ka lënë një boshllëk të madh në skuadër.