Haas është skuadra e parë që zbulon makinën për sezonin e ri të Formula 1.
Skuderia amerikane ka publikuar imazhe të njëvendëshes, VF-19, e cila pritet të debutojë në testimet e para të sezonit, duke filluar nga 18 shkurti.
Ajo që bie në sy është ndryshimi i dizanjit të Haas, që e shtyrë dhe nga sponsori, Rich Energy ka vendosur që makina të dominohet nga ngjyra e zezë dhe e verdhë, duke hequr në këtë mënyrë dorë nga ngjyra e kuqe e sezonit të shkuar.
Ndërkohë, si në vitin e kaluar edhe këtë sezon, Haas do të marrë pjesë në Formula 1 me dy pilot mjaft të talentuar, si Kevin Magnussen e Romain Grosjean.
Poll