Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

E BUJSHME nga Gjermania, kërkohet përjashtimi edhe i klubit të Ardit Krymit

Shkruar nga NEWSPORT
E BUJSHME nga Gjermania, kërkohet përjashtimi edhe i klubit të

Klubi i futbollit të Këlnit ka kërkuar që skuadrat bjelloruse të përjashtohen nga garat e UEFA-s, njw ndwr to wshtw edhe ekipi i Shakhtyor Soligorsk ku bwn pjesw Ardit Krymi. Klubi gjerman i futbollit FC Koln i ka kërkuar UEFA-s që të përjashtojë të gjitha skuadrat bjelloruse nga garat evropiane, duke përmendur “situatën politike dhe mbështetjen e Rusisë nga qeveria bjelloruse”.

Kujtojmë që më heret UEFA ndaloi të gjitha ekipet ruse të marrin pjesë në turnetë e saj pas fillimit të fushatës ushtarake në Ukrainë, por nuk ndërmori të njëjtin hap me ekipet nga Bjellorusia. Ekipet bjelloruse lejohen të marrin pjesë, megjithëse UEFA ka vendosur që ndeshjet duhet të zhvillohen në vende neutrale dhe se asnjë tifoz nuk do të lejohet në ndeshjet në të cilat ekipet bjelloruse janë emëruar si "mikpritëse".  

Klubet bjelloruse gjithashtu do të mbahen larg rivalëve ukrainas në shortin e kompeticionit të UEFA-s. Por vazhdimi i pjesëmarrjes së Bjellorusisë nuk i pëlqen Koln që shumë shpejt do të nisë përballjet kualifikuese të Ligës së Konferencës së Evropës UEFA 2022/23.

Ata mund të dalin kundër kundërshtarëve bjellorusë si BATE Borisov, Dinamo Minsk, Shakhtyor Soligorsk ose FK Gomel. Gjykata e Arbitrazhit Sportiv të Zvicrës (CAS) njoftoi javën e kaluar se Rusia kishte humbur apelimin e saj kundër ndalimeve nga FIFA dhe UEFA, të cilat zyrtarët rusë të futbollit thanë se ishin diskriminuese.

Si rezultat i ndalimeve, skuadra ruse e meshkujve humbi kualifikimin për Kupën e Botës në Katar 2022, ndërsa skuadra e femrave u hoq nga kampionati evropian i kësaj vere në Angli. Klubet ruse nuk do të lejohen të marrin pjesë në garat e UEFA-s si Champions League, Europa League dhe Europa Conference League për të paktën sezonin 2022/23.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga