
Luftëtari i UFC-së Khabib Nurmagomedov rikthehet në ring pas gati një viti. Ai do të përballet me amerikanin Dustin Poirier më 7 shtator në Doha të Katarit për mbrojtjen e titullit kampion të botës për MMA-në.
Lajmin e konfirmoi presidenti i UFC-së Dana White. Rusi Nurmagomedov ngjitet në arenë thuajse një vit pasi mposhti irlandezin Connor McGregor në 7 tetor të 2018 në Las Vegas. Finalja mbaroi përfundoi me sherr midis stafit të Nurmagomedov dhe tifozëve. Ai rrezikoi të përjashtohej nga UFC-ja, por tashmë e gjithë bota pret me padurim një përballje titanike midis tij dhe Poirier.
Poll